Migjen Kelmendi prezanton romanin “Gryka e Kohës” në Teatrin Shqiptar të Shkupit

Në Teatrin Shqiptar të Shkupit në përkthimin e Alida Muçit, autori kosovar, Migjen Kelmendi, ka prezantuar romanin e tij “Gryka e Kohës”

Shkrimtari kosovar, Migjen Kelmendi

Autori i mirënjohur, Migjen Kelmendi, ka prezantuar romanin e tij “Gryka e Kohës” (“Premin vo Vremeto”), në Teatrin Shqiptar të Shkupit, në përkthimin e Alida Muçit.

“Botuesi Nikola Geleski e kishte hapur prezantimin me kontekstin e botimit në maqedonisht të romanit, ndërsa shkrimtari dhe përkthyesi Zivko Grozdanoski e prezantoi romanin, përmes një analize të detajuar në të gjitha aspekteve estetike të veprës, që besoj shpejt kemi me e pas edhe në shqip”.

Lexo edhe: Çfarë na bën njerëz? – Kritikë e librit “Gryka e Kohës”, nga Migjen Kelmendi

Romani  “Gryka e Kohës” nga shkrimtari Kelmendi është përkthyer në maqedonisht më 5 maj.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë shkrimtari Kelmendi nëpërmjet një postimi në Facebook, ku kishte falënderuar botuesin Gelevski dhe përkthyesen Alida Muça, që e kanë bërë të mundur romanin edhe për lexuesin maqedonas.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika