Kurti: T’i mbrojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, integritetin territorial dhe sundimin e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se posaçërisht duhet të mbrohen të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të drejta, integriteti territorial e sundimi i ligjit

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 15-vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, ka thënë se duhet të ruhen vlerat që i përcakton Kushtetuta.

Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi Kushtetuta e saj, e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.

“15 vjet më parë, Kushtetuta jonë ka hyrë në fuqi. Si shumë të tjera, e jona është një përzierje idealesh parimore dhe koncesione pragmatike. Le të mos dështojmë kurrë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të saj më të mëdha – të tilla si të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, integriteti territorial dhe sundimi i ligjit”, ka shkruar ai në Twitter.


Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete të tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës, me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish-kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike.

Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Institucionet e Kosovës kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore të përgatisin dhe të miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisaari-t.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës kundërshtohet nga përfaqësuesit e serbëve të cilët nuk janë pajtuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila deri tani është njohur nga më shumë se 115 vende të botës.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika