Protestojnë qytetarët në Tiranë në mbështetje të Kosovës: Përjetë bashkë

Në Tiranë po protestohet në mbështetje të Kosovës ku shumë qytetarë janë shprehur kundër qëndrimeve të kryeministrit Edi Ramës dhe kanë kërkuar nga qeveria shqiptare të mos jetë e paanshme, por të jetë krah Kosovës

Pamje nga protesta. Foto: OraNews

Në pasditën e kësaj të premteje qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën përpara Kryeministrisë, aty ku protestuan kundër qëndrimeve të Edi Ramës për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë, i cili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-koordinim me aleatët ndërkombëtarë si dhe ka hezituar të mbajë qëndrim për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të shtetit.

Protestuesit kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën, derisa një nga slloganet e protestës është “Duam bashkimin e kombit”.

Arsyeja pse protestuesit po protestojë para Kryeministrisë është qëndrimi i mbajtur nga qeveria dhe deklaratat e saj.

Këta protestues i kërkojnë qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah Kosovës. /OraNews

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika