“E rrallë”, Dibran Hoxha ka një vërejtje për Albin Kurtin

Analisti Dibran Hoxha, ka dhënë një vërejtje për kryeministrin Albin Kurti në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe rrëmbimin e policëve nga Serbia

Analisti, Dibran Hoxha

Analisti, Dibran Hoxha, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ku po diskutohet situata në veri në Kosovës ka nggritu “një vërejtje Kurtin”

Gjatë fjalës së tij, Hoxha kritikoi ndërkombëtarët për njëanshmëri sa i përket situatës në veri dhe rrëmbimit të policëve të Kosovës nga Serbia (siç po pohon pala kosovare). Por, gjithashtu potencoi, se ka një vërejtje edhe për kryeministrin, Albin Kurti.

E, kjo “vërejtje” ngjalli reagime në studio. Ku gazetari, Lirim Mehmetaj, tha se duhet “të shkruhet kjo”.

Ndërsa, moderatori, Ermal Panduri pati një kërkesë për regjinë e Dukagjinit.

“Regjia a ka mundësi titull ‘Dibran Hoxha ka vërejtje për zotërinë Albin Kurtin’”, tha Panduri.

“Siç isha dukë thënë kushtëzimi për takime të nivel të lartë që i ka thirr Borrell nuk duhet të ishte gjendja e policisë, nëse dëshiron me e kushtëzua, kushtëzoje me lirimin e tyre” ishte vërejtje e Hoxhës ndaj Kurtit, duke i përgjigjur reagimeve në studio “duhet edhe më të shkathë kur bëni kësi ironia dhe satirë por sidoqoftë. Por ju nuk po i mbaj në mend por, nuk i bëj ato që ju ti mbajt në mend”.

Ndërkaq, Kurti, gjatë së hënë ka deklaruar se do ta presë vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharit, te tre policët e Kosovës, të cilët janë kidnapuar nga forcat serbe. Ai tha se pas të dhënave nga kjo vizitë, do të vendosë se a do të shkojë në Bruksel në dialog apo jo.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika