Dy deputetë serbë shkojnë në Zveçan, disa protestues nuk i mirëpresin

Dy deputetët e Kuvendit të Serbisë nuk janë pritur mirë nga serbët lokalë në Zveçan

Dy deputetë të Kuvendit të Serbisë, Miroslav Aleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq, këtë të martë e kanë vizituar Zveçanin, me qëllim solidarizimin me protestuesit atje.

Por, jo të gjithë protestuesve i pëlqeu kjo vizitë. Disa nga ta e shprehën zemërimin e tyre karshi deputetëve të Serbisë. Siç raportojnë mediat serbe, ata i kanë akuzuar deputetët se ardhjen në Zveçan e kanë bërë për poena politikë, raporton mediumi serb Kossev.

Të njëjtët i kritikuan deputetët për sjelljen e tyre të keqe, siç thanë ata, në kohën kur “ishin pushtet”, por edhe se në këtë moment vetë qytetarët “nuk kanë nevojë për asnjë parti politike” dhe se “nuk duan mbështetje nga askush”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika