Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit në Prizren

Policia e Kosovë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të gjetur dhe arrestuar një person, në Prizren, që dyshohet për përfshirje në disa vepra penale

Policia e Kosovës

Policia e Kosovë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të gjetur dhe arrestuar një person, në Prizren, që dyshohet për përfshirje në disa vepra penale.

“Policia e Kosovës, ka pranuar autorizimin e Prokurorisë Themelore Prizren, për publikimin në media të fotografisë së të pandehurit Ymridin (Selver) Krasniqi, për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen dhe arrestimin e të pandehurit”, njofton Policia.

Policia thotë se ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në veprën penale si “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Të dhënat personale të të dyshuarit:
• Ymridin (Selver) Krasniqi (Badini),
• Data e lidnjes: 08.02.1988,
• Adresa: rruga ‘Selajdin Berisha’nr. 102 Prizren”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika