Kosova nënshkruan marrëveshje me BERZH-in, 6 milionë euro për energji efiçiente

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje në vlerë 6 milionë e 315 mijë euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje në vlerë gjashtë milionë e 315 mijë euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me synim për investime në efiçiencën e energjisë së ndërtesave publike në Prizren, prej të cilave 20 për qind e shumës është grant.

Kështu është bërë e ditur përmes njoftimit nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ku thuhet se Murati ka vlerësuar bashkëpunimin me BERZH-in.

“Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas nënshkrimit të marrëveshjes ka vlerësuar bashkëpunimin me BERZH-in si partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik në Kosovë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në takim me Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim , Alain Pilloux

Në anën tjetër, zëvendëspresidenti i BERZH-it, Alain Pilloux është shprehur “se për një shtet i cili deri vonë nuk mund ta imagjinonte të ardhmen e energjisë pa linjit, progresi i Kosovës nuk mund të ishte më i madh se kaq”.

Ky projekt, i cili financohet nga kjo marrëveshje, parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor.

Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë, përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë, sipas njoftimit nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika