Birol Urcan emërohet anëtar i ri në Bordin e RTK-së

Birol Urcan, është zgjedhur anëtar i ri në Bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), nga Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare të mbajtur sot (e mërkurë)

Një nga pikat e rendit të ditës në seancën e Kuvendit ishte edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë.

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarë të ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), nga radhët e komuniteteve joshumicë, Birol Urcan.

Urcan, është zgjedhuar anëtar i ri në Bordin e RTK-së me 49 vota, duke lënë pas kandidatin e tij, Altin Shabanin, me 33 vota.

Në seancën plenare, për zgjedhjen e anëtarit në Bordin e RTK-së, kanë votuar 88 deputetë, gjashtë prej tetëdhjetë e tetë votave kanë qenë të pavlefshme.

Ky vendim i zgjedhjes së anëtarit të Bordit të RTK-së, ishte pika e gjashtë e seancës së mbajtur të mërkurën, e cila ishte e paraparë të përfundonte më 5 maj.

Ndërkaq, gjatë seancës plenare deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur dy anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nga komuniteti serb.

Ndërsa, është dështuar zgjedhja një anëtari nga komunitetet tjera jo shumicë, rrjedhimisht për këtë pozitë do të rishpallet konkursi.

Për pozitën e një anëtari të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve nga komuniteti serb u zgjodh Nikolla Kabashiq, ndërsa, për pozitën e një anëtari në KGJK nga radhët e jo gjyqtarëve u zgjodh Adriana Miletiq.

Gjithashtu, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e së mërkurës së 11 majit, kanë votuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Me 86 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë paraqitjes së projektligjit ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në çështjet juridike dhe çështjet tregtare dhe civile ne mes te dy vendeve.

“Kjo marrëveshje zbatohet për çështjet që përfshin procedurat lidhur me gjendjen civile në marrëdhënie, çështjet e pronësisë për personat të personave fizik por po ashtu edhe të personave juridik”, ka thënë ajo.

Pos këtij projektligji është miratuar edhe ai për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë.

Votohen tri marrëveshje ndërkombëtare

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika