Për Bajram, Kurti viziton tre policët që u rrëmbyen nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në festën e Kurban Bajramit ka vizituar policët që ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, dhe i ka falënderuar ata për qëndresën e tyre dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së mërkurë ka njoftuar se për festën e Kurban Bajramit ka vizituar edhe tre policët që ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor.

Kurti gjatë vizitës i ka shprehur mirënjohjen e tij për trimat që rezistuan dhe u përballën me padrejtësinë në duar të armatosurve serbë.

“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia. Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”, ka thënë ai në rrjetin social, Facebook.

Po ashtu, Kurti gjatë kësaj dite ka realizuar një vizitë të befasishme në veri të Kosovës.

Ai bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar policët në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në këtë komunë, Veton Elshani, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika