Kadiu: Vuçiq e ka humbur kontrollin mbi serbët e Kosovës, ai synon shkatërrimin e rendit demokratik

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka për qëllim ta mbajë peng komunitetin serb në veri të Kosovës

Klisman Kadiu

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka për qëllim ta mbajë peng komunitetin serb në veri të Kosovës, si dhe të minojë e të shkatërrojë rendin demokratik.

Në një postim në Facebook, Kadiu tha se Vuçiq nuk e pranon zhvillimin e demokracinë, derisa shtoi se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

“E vetmja ofensivë që ekziston në mes të Kosovës dhe Serbisë, është ajo e Vuçiçit ndaj Kosovës. Agresion i vazhdueshëm i tij dhe aparatit shtetëror serb ndaj sovranitetit të vendit tonë, rendit dhe sigurisë. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe vendi me kushtetutën më të avancuar sa i përket të drejtave të minoriteteve e veçanërisht atij serb”, shkroi Kadiu.

“Vuçiçi ka për qëllim ta mbajë peng komunitetin serb në veri të Kosovës. Ka për synim minimin e shkatërrimin e rendit demokratik të Kosovës. Sepse ai nuk e pranon zhvillimin e demokracinë. Nuk i pranon vlerat e parimet demokratike evropiane e perëndimore, njëjtë edhe siç përmes deklaratave të tij, nuk e pranon një avancë e fitore ukrainase ndaj Rusisë”.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë lloj sulmi ndaj serbëve të Kosovës, por përkundrazi, si qytetarë, ata duhet të integrohen e për këtë Qeveria siç thekson Kadiu po përkushtohet maksimalisht.

“Kjo Qeveri, po, e sulmon krimin e bandat kriminale. Kush cenon ligjin, normalisht do ndëshkohet po sipas ligjit, përtej përkatësisë etnike. Në veri, në jug, në qendër, në çdo cep të vendit. Po për Vuçiçin, rend dhe ligj e integrim i komunitetit serb, është “sulm” i Kosovës ndaj tyre. Kjo e shpreh frikën e tij për humbjen e kontrollit që e ka patur ndaj këtij komuniteti, duke i shantazhuar e kërcënuar ato për vite me radhë, përmes grupeve kriminale e organizatave terroriste”.

“Tërheqja e paraleles nga ana e tij në mes të Kosovës dhe Ukrainës si në deklaratën më poshtë (edhe pse kjo ndërlidhje nuk qëndron), është dëshmia e radhës ku ai shfaq se mban anën e Rusisē”.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika