LOOP – Gjithçka rreth Sektorit të Energjisë në Kosovë

Seria e dokumentarëve 'LOOP' është e para e llojit të vet në Kosovë, e cila shtjellon temat rreth krijimit të energjisë dhe formave të saj.

Këtë të Premte në ora 19:00, në kanalin zyrtar të Loop SMC dhe në TV Dukagjini, do të shfaqet episodi i dytë i dokuserisë ‘Loop’. Ky episod shtjellon temën rreth Sektorit të Energjisë në Kosovë, diversifikimit të energjisë, metodave të gjenerimit të energjisë, dhe shumë tema të tjera që ndërlidhen me energjinë në Kosovë.

LOOP SMC është një kompani me cilësi në menaxhimin e qëndrueshmërisë, komunikimit strategjik dhe multimedial, me ç’rast fokus e ka konceptin e parimeve të qëndrueshmërisë “Sustainability” (www.loopsmc.com), e cila në bashkëpunim me PR SOLUTION (www.pr-solutions.com), kompani e njohur e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut të integruar, vjen me një seri dokumentarësh të shkurtër të quajtur LOOP.

Javën e kaluar është shfaqur episodi i parë i dokuserisë ‘LOOP’ në TV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar të Loop SMC  në YouTube; episod e cili ka shtjelluar temat rreth krijimit të energjisë dhe formave të saj.

Seria e dokumentarëve ‘LOOP’ është një ndër më uniket në vend. Kjo dokuseri (seri dokumentaresh) është e para e llojit të vet në Kosovë, ku shpërndarja e të dhënave dhe informacioneve bëhet në një mënyrë të veçantë vizuele.

Energjia solare, ilustrim

Në sezonin e parë të kësaj dokuserie do të trajtohet tema e energjisë, ndërsa shikuesve do t’u prezentohet një përmbledhje prej 5 episodash, dinamika dhe tematika e të cilëve është e ndërlidhur me njëra-tjetrën.

Këto seri dokumentarësh përmbajnë informacione, fakte dhe të dhëna të mbledhura nga hulumtues, ekspertë të energjisë Enfinit Energy (www.enfinit.ch).

Me ndihmën e ekipit profesional të komunikimit, paraqesin mentalitetin krijues dhe kreativ përmes një kompilacioni të sekuencave të përmbledhura me narracion dhe qasjes bashkëkohore të krijimit të  filmave dokumentarë. Intensiteti dhe prezantimi vizual i informacionit dhe të dhënave në këtë dokuseri nuk do ta lënë asnjë shikues indiferent.

Në përgjithësi, në këtë dokuseri do të pasqyrohen shumë të dhëna për energjinë, që shikuesit do të kenë rastin t’i shohin në sezonën e parë – “Gjithçka rreth energjisë” – të cilën ju rekomandojmë ta  ndiqni në kanalin YouTube të Loopsmc /Link: https://cutt.ly/0FytfWe dhe në transmetimin që ka filluar të  shfaqet në TV Dukagjini, që nga 6 Maj 2022.

‘Dokuseritë për Energji’ janë pjesë e projektit #DigDataKosovo, Sfida për të dhëna të hapura, mbështetur nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC). Projekti implementohet nga LOOP SMC. www.millenniumkosovo.org

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika