Të paktën katër të vrarë pas sulmit rus në Lviv

Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me raketë të kryer nga Rusia në Lviv

Presidential Press Service/Handout via REUTERS

Të paktën katër persona janë vrarë pas një sulmi me raketë të kryer nga Rusia në qytetin ukrainas të Lvivit.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënojat e një ndërtese banimi për të shpëtuar edhe persona tjerë, thanë autoritetet.

Në këtë sulm, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës janë plagosur edhe nëntë persona. Në njoftim u tha se sulmi me raketë ka shkatërruar dy katet e sipërme të një ndërtese banimi.

Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, tha se rreth 60 banesa dhe 50 makina në zonën ku u krye sulmi janë dëmtuar, shkruan Reuters.

Përmes një video-mesazhi, Sadovyi tha se ky ishte sulmi më i madh ndaj infrastrukturës civile në Lviv, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha përmes Telegramit se “fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Patjetër që do të ketë një përgjigje për armikun. Do të jetë një përgjigje e qartë”.

Zelensky, po ashtu, ka publikuar pamje me dronë të dëmeve të shkaktuara nga ky sulm.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika