“Rritja ekonomike kalon parashikimet”, Ibrahimaj: Do të rritet me 3.7%

"Ekonomia shqiptare do të rritet përtej parashikimeve që kanë bërë institucionet ndërkombëtare", ka bërë të ditur ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, ka thënë se ekonomia shqiptare do të rritet përtej parashikimeve që kanë bërë institucionet ndërkombëtare.

Siç raporton Top Channel, në një konferencë për shtyp ajo deklaroi se shifra e rritjes do të jetë 3.7 për qind.

Sipas Ibrahimajt, ekonomia shqiptare do të mund të gjitha parashikimet e institucioneve ndërkombëtare për rritjen ekonomike në Shqipëri, për të cilën është thënë se do të jetë e zymtë.

“Ata e kanë renditur ekonominë shqiptare si të fundit në rajon, por në konferencën e gjashtëmujorit dha një parashikim mjaft optimist”, ka thënë Ibrahimaj.

Sipas saj, kjo rritje e ekonomisë do të ketë dy burime kryesore.

“E para është reforma e pagave që ka nisur qeveria, në këtë mënyrë do të shtohet konsumi i popullatës. Nga krahu tjetër është turizmi ku numri i turistëve është 700 mijë më i madh se vitet e tjera”, ka vijuar ajo.

Sipas saj, në 3-mujorin e parë të vitit rritja ekonomike ishte në nivelin 2.7%, që sipas ministres ishte më e larta në nivelin rajonal, por edhe më e lartë se mesatarja e BE.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika