Merz: Dialogu Prishtinë–Beograd po i pengon të gjithë, kërkohet përgjegjësi dhe përparim

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se gjendja aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i pengon të gjitha palët, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe përparim në këtë proces.

Merz i bëri këto komente në fjalën hyrëse në Samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet të enjten në Mal të Zi.

Ai theksoi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të zhvillohet mbi bazën e vlerave evropiane, duke paralajmëruar kundër gjuhës së urrejtjes, retorikës përçarëse dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës.

“Nëse duam të krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, nuk duhet t’i hedhim benzinë zjarrit, por të ecim përpara mbi bazën e vlerave evropiane. Kjo vlen edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Në gjendjen aktuale, ky proces po i pengon të gjithë. Prandaj, ne bëjmë thirrje urgjente për përgjegjësi dhe përparim”, tha Merz.

Kancelari gjerman theksoi se një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm, paqësor dhe ekonomikisht dinamik është i rëndësishëm për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Ai riafirmoi mbështetjen e Gjermanisë për vendet e rajonit dhe Procesin e Berlinit, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të zgjerimit të BE-së.

Sipas Merzit, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv realist për vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse ato tregojnë vendosmëri dhe zbatojnë reformat e nevojshme. Ai shtoi se integrimi gradual në BE duhet të bazohet në merita, ndërsa reformat dhe vullneti politik duhet të vijnë nga vetë vendet e rajonit.

Gjatë fjalimit, Merz foli edhe për protestat në rajon dhe në vendet e BE-së, duke theksuar se dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje nga asnjëra palë. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër polarizimit dhe retorikës që nxit përçarje.

Kancelari gjerman vlerësoi se gjatë 12 vjetëve të Procesit të Berlinit janë arritur rezultate në disa fusha, përfshirë lëvizjen e lirë të punëtorëve, investimet, turizmin, agjendën e gjelbër dhe shërbimet digjitale.

Merz ka siguruar se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Procesin e Berlinit dhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim evropian.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika