Pse kryeministri Kurti s’po e takon kryetarin e Prishtinës?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur keqardhjen e tij për mosarritjen e një takimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se ka shprehur dëshirën për ta takuar zyrtarisht kryeministrin Albin Kurti, por deri më tani nuk ka arritur ta bëjë një takim të tillë.

Rama, gjatë një interviste për emisionin “Kallxo Përnime,” ka theksuar se është e zakonshme që një kryeministër të takohet me kryetarin e kryeqytetit dhe të diskutojë për zhvillimin e Prishtinës.

“Përveç eventeve, asnjëherë nuk jam takuar me të. Kam kërkuar disa herë, por që nuk më ka pranuar. Një kryetar i kryeqytetit me kryeministrin është normale që të takohen të diskutojnë për çështje të ndryshme, por nuk e di pse ende s’jemi takuar”, ka thënë Rama.

Ai gjithashtu ka shtuar se janë takuar vetëm për festivalin “Suny Hill,” por ky takim ka qenë vetëm një pikë në kohë.

“Që nga ajo kohë, nuk kemi pasur takime. Mund të ketë arsye të tjera që ai ka punë më të rëndësishme, por kryeqyteti ka një rëndësi të madhe. Nuk di nëse është për shkak të apartizanëve, se ai nuk është nga Vetëvendosja dhe nuk takohet me mua, por kjo nuk duhet të jetë arsyetim për mospajtim me mua”, ka deklaruar Rama.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika