Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një të dyshuari për “lëndim të rëndë trupor”

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për "lëndim të rëndë trupor". Policia ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar dhe kërkon bashkëpunim-ndihmë për të identifikuar dhe arrestuar personin

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, në identifikimin e një personi të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”.

Personi në fjalë dyshohet se “me datën 07/06/2023 rreth orës 20:15 në rrugën Hadi Kantarxhiu – Prizren. I dyshuari ka sulmuar të dëmtuarin te mitur me ç ’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”.

Policia e ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, për publikimin e së cilës ka marrë leje nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim kërkohet nga qytetarët që në rast posedimi të çfarëdo lloj informate, të raportojnë policinë në Suharekë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika