Denoncuan guroren që po u prishte shtëpitë, u rrahën brutalisht dy persona në Krujë

Jashar Maja, i cili u rrah rëndë mbrëmjen e djeshme në konfliktin për gurore, ka treguar në një intervistë për Euronews Albania se si ndodhi kjo ngjarje.

Maja tha se deri më tani policia nuk ka reaguar për ngjarjen dhe se u ka marrë vetëm nga një deklaratë.

Ai tha se gjithçka lindi nga dëmtimet që shpërthimet në guroren e Rrajës shkaktonin te banesa e tij dhe e familjarëve të tjerë.

Maja shtoi se është ankuar dhe ka denoncuar në polici dëmtimet që i janë bërë në banesë, por nuk është marrë asnjë masë.

Kjo, sipas tij ka sjellë “përgjigjen” e Rrajave, të cilët i rrahën brutalisht me sendet të forta atë dhe djalin xhaxhait të tij, që ndodhet në gjendje të rëndë.

Jashari shtoi se video është bërë qëllimisht nga fisi Rraja për të treguar forcën në zonë, por shtoi se do të hakmerret dhe do ta zgjidhë personalisht nëse shteti nuk reagon dhe t’i kompensojë dëmin.

“Policia nuk ka reaguar. Na ka marrë vetëm një deklaratë. Nuk na ka pyetur njeri a jemi të gjallë a jemi të vdekur. Policia e Fushë- Krujës ka frikë të dalë në rrugë për të na dërguar ne në Tiranë. Video është filmuar nga ato në mënyrë që të tregojnë se ja kush janë. Po do i bëj dhe unë një video atyre, mos të kenë merak. Do tregoj dhe unë se kush jam. Do e shoh e gjithë bota se si do ja bëjë. Nuk kemi pasur më asnjë kontakt me të. I kam bërë një telefonatë Fred Karajt, është shok i Rrajës, i thashë se çfarë ju kam borxh që ma bëtë këtë gjë, më tha që nuk ke punë me mua, por me ata”,  tha ai.

“Kemi qenë në vëzhgim që përpara dy ditësh. I kemi parë por ne kemi udhëtuar të pa mbrojtur se nuk i kemi borxh askujt. Jemi kërcënuar, do t’iu vrasim dhe me fjalët më banale. Unë nuk do ta lë me kaq këtë situatë. Veç ka ardhur një punonjës policie aty dhe na ka marrë një deklaratë dhe nuk na ka pyetur kush, a jemi të vdekur apo jemi të gjallë. Policia e Fushë-Krujës ka frikë të dalë të na dërgojë ne në Tiranë. Video është filmuar nga ata për të treguar autoritetin, ja kush jemi ne”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika