Pas Gjilanit, PDK-ja shkëput koalicionin me LVV-në në Podujevë

Me anë të një njoftimi, PDK-ja ka bërë të ditur se një veprim i tillë vijon pas një vendimi të Këshillit Drejtues, të cilit i paraprin prishja e koalicionit LVV-PDK ditë më parë në komunën e Gjilanit

Partia Demokratike e Kosovës ka shkëputur koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal, në komunën e Podujevës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PDK-ja me anë të një postimi në Facebook, ku thuhet se vendimi është marrë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

”Pas prishjes së koalicionit ditë më parë në Komunën e Gjilanit, sot, PDK ka shkëputur koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosjen edhe në Komunën e Podujevës. Këto vendime vijnë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike e Kosovës, ku u vendos që të shkëputet çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurtin dhe me presidenten Vjosa Osmani”, thuhet në njoftim.

Tutje, PDK-ja ka kritikuar partinë në pushtet për shkatërrim të të arriturave në Kosovë dhe për rrezikimin e kësaj të fundit.

‘Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të mbajtur më 3 korrik, pasi është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe sanksionet që tashmë po i vuajnë shteti dhe qytetarët tanë, ishte dakordim i përgjithshëm se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke shkatërruar çdo të arritur në Kosovë të këtyre dy dekadave dhe janë duke e dërguar vendin drejt konfrontimit me aleatët që kanë qenë mbështetësit kryesor të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke e rrezikuar të ardhmen e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

PDK-ja ka falënderuar përkrahësit e saj.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika