Protesta e 10-të në Serbi “kundër dhunës”

Protesta e 10-të "Serbia kundër dhunës" po mbahet në Beograd për të shprehur kundërshtimin ndaj dhunës. Demonstruesit kërkojnë largimin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe shefit të inteligjencës. Në këtë protestë, studentët po shfaqin një ekspozitë vizuale me citate nga pushtetarët që janë objekt i kritikave

Protesta e 10-të “Serbia kundër dhunës” po mbahet në Beograd dhe ka për qëllim të shprehë kundërshtimin ndaj dhunës. Demonstruesit do të ecin nëpër rrugët e qytetit dhe do të mbarojnë para Departamentit të Policisë, dhe janë duke kërkuar largimin e Ministri të Punëve të brendshme, dhe shefit të inteligjencës.

Ndërsa dhe studentët po protestojnë me moton “Rinia Kundër Dhunës” krijoi një lloj ekspozite vizuale në Parkun e Pionierëve me disa nga deklaratat më të njohura të Ministres së Policisë Bratislava Gashiq dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Në litar janë vizuale me citate të Vuçiqit dhe Gashiqit, largimi i të cilëve është një nga kërkesat e protestave civile.

Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate, janë nxjerrë citate që kanë qenë karakteristike për këta dy zyrtarë, të cilët ndoshta më së shumti kanë provokuar njerëzit që të dalin në rrugët e qyteteve në Serbi.

Prandaj në Beograd është duke mbajtur protesta e dhjetë e opozitës “Serbia kundër dhunës”.

Siç është paralajmëruar, tubimi i qytetarëve është në ora 19:00 para Kuvendit të Serbisë. Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se pas tubimit para Kuvendit të Serbisë, demonstruesit do të ecin nëpër rrugët Takovska dhe Cvijićeva, deri te Departamenti i Policisë në Bulevardin Despot Stefana.

Për sonte janë paralajmëruar protesta edhe në Novi Pazar, Kraljevë dhe Kragujevc, raporton N1, përcjellë Dukagjini.com.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika