Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”

Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore

Një person ka mbetur i vdekur të dielën mbrëma, si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Si pasojë e aksidentit në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Bibaj të Ferizajt edhe tre persona të tjerë kanë marrë lëndime.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se njëri nga të lënduarit ka plagë më të rënda dhe është përcjellë për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku në atustaraden “Arber Xhaferi ” në Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaçanik. Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se aktualisht është bllokuar edhe autostrada.

“Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kane marrë lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më të renda dhe është percjellur për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostradë janë marrë me rastin dhe deri në përfundimin e vendstrehimit nga mjekësia ligjore do të ketë bllokim të rrugës në ketë lokacion”, deklaroi Hoxha.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika