Imeri: Franca është skeptike, Kosova nuk duhet të llogarisë votën e saj

Ligjëruesi i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri ka folur se sa të vështirë e ka Kosova, që të marrë përkrahjen për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, për shkak se Serbia përdor diplomaci destruktive dhe shumë shtete të Evropës janë skeptike për Kosovën

Dorjet Imeri, Ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës

Sipas profesorit Dorajet Imeri, Kosova duhet t’i bindë Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) për ta shtyer atë përpara, pasi historikisht Diplomacia Amerikane njihet si koka e lokomotivës për çështje të rëndësishme si rasti i ndërhyrjes ushtarake në ish-Jugosllavinë, për ta ndalur gjenocidin.

Imeri ka folur konkretisht për rolin e Francës, e cila mban një qëndrim skeptik, ku sipas këtij të fundit, ky shtet nuk mban qëndrim vetëm për Kosovën, por historikisht ka qenë e tillë.

Imeri ka theksuar se Kosova nuk duhet të llogarisë në votën e shteteve që kanë skepticizëm sepse Kosova duhet të shkojë vetëm me vota të sigurta.

“Franca luan rolin kryeneç pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian si levë, për ta kontrolluar Gjermaninë sepse në garë bëhet fjalë se kush është më faktor në BE”, ka thënë profesori.

Ai ka paralajmëruar një ofensivë destruktive të diplomacisë së Serbisë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe të pranohet gjithashtu ka mundësi ti bëjë edhe disa hapa të vegjël drejt liberalizimit të vizave” ka thënë Imeri në RTV Dukagjini.

“Besoj se do të ndodhë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi kjo e shtyn shtetin tonë për të ndërmarrë hapa drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Imeri në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Imeri, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e forcon Kosovën si subjekt në arenën ndërkombëtare.

 

Ekskluzive: Gërvalla e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në KE

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika