Një person gjendet i vdekur afër një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Lipjan

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rrethanat e zjarrvënies nuk dihen. Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion gjersa rasti vazhdon të hetohet

Shtëpi e përfshirë nga zjarri/ Fotoilustrim
Shtëpi e përfshirë nga zjarri/ Fotoilustrim

Një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të përfshirë nga zjarri të enjten.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rrethanat e zjarrvënies nuk dihen. Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion gjersa rasti vazhdon të hetohet.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur në Lipjan pak para mesnate.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika