Edukimi parafillor bëhet obligativ, mirëpritet nga shkollat

Gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e hershme, i cili bën obligativ edukimin parafillor. Këtë veprim e kanë mirëpritur shkollat.

Tani e tutje, secili prind është i obliguar që fëmijën e tij ta dërgojë në edukimin parafillor.

Kjo pasi deputetët miratuan këtë javë në Kuvend Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili e kërkon një gjë të tillë.

Sipas Ministrisë së Arsimit, me këtë ligj rregullohet ofrimi i edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjlit, prej lindjes deri në moshën 6-vjeçare.

Sipas drejtorit të shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë ky ligj do t’i ndihmojë shkollat.

“Ne kemi pasur raste kur në periudhën e regjistrimit të fëmijëve tek parafillorët ka qenë një numër shumë simbolik ndërsa kur ka qenë periudha e klasëve të para është trefishu numri, dmth nuk e kemi pas një informatë të saktë prej klasëve se sa nxënës mund të kemi në klasën e parë”, ka thënë Visar Osmani – Drejtor i shkollës “Emin Duraku”.

Në përgatitjen e këtij ligji ka kontribuar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, i cili është kryetar i komisionit parlamentar për Arsim.

Ai thotë se një ligj i tillë ka qenë i domosdoshëm.

“Koordinimi ndërsektorial të cilin e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishëm me ç’rast të gjithë dikasteret e rëndësishëm institucional që i kanë përgjegjësitë komform fushës të ofrojnë shërbimet për fëmijët. Kështu ta zëm dikasteri i mirëqenies sociale, ai i shëndetësisë, ai i arsimit. Të gjitha duhet të bashkëpunojnë për të ofruar shërbimet të integruara për fëmijët për këtë moshë shumë specifike”, ka thënë Ardian Gola  nga Komisioni për Arsim.

Deri më tani, dërgimi apo jo i fëmijëve në edukimin parafillor ka qenë në vullnetin e prindërve.

Ministria e Arsimit po ashtu ka njoftuar se ndërmjet këtij ligji të ofrohet koordinim ndërsektorial, edukim në familje, ushqyeshmëri, krijim të mënyve ushqimore, sigurim e rregullim të materialit didaktik, monitorim të punës edukative dhe të tjera.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika