Komandanti i FSK-së merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të SPP-së në Washington

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, po merr pjesë në konferencën e shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare në Washington DC

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të gjeneral Daniel R. Hokanson, shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të ShBA-së, po merr pjesë në konferencën e shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare, në Washington DC.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media nga Ministria e Mbrojtjes.

Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare (SPP) është një program i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i menaxhuar nga Byroja e Gardave Kombëtare që lidh Shtetet e Bashkuara me vendet partnere në të gjithë botën.

Image preview

Ky program ka për qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë të komandave luftarake gjeografike me shtetet përkatëse nëpër botë.

Aktualisht programi ka rreth 100 shtete partnere nga e gjithë bota, dhe Kosova ndër to numëron një histori te veçante të suksesit të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowas.

Gjeneral Jashari, bashkë me gjeneral majorin Stephen Osborn, komandant i Gardës Kombëtare të Iowas dhe delegacionin nga Kosova, po marrin pjesë në ngjarjet në kuadër të konferencës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika