Katër persona të vdekur nga stuhitë në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni

Stuhitë e mëdha në shtetet e Ballkanit, si Kroaci, Bosnje dhe Slloveni, u kanë marrë jetën katër personave

Pamje pas stuhisë në Zagreb (Foto Radio Europa e Lirë)

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një stuhie që i ka goditur disa vende të Ballkanit në pasditen e së mërkurës, konkretisht Kroacinë, Bosnjen dhe Sllovenin.

Dy persona kanë vdekur në Zagreb të Kroacisë, një në Bled të Sllovenisë dhe një në Bërçko të Bosnje-Hercegovinës.

Stuhia e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, i ka shkulur pemët dhe e ka vështirësuar qarkullimin e makinave, raporton REL.

Stuhia i ka përfshirë edhe qytetet serbe, Novi Sad dhe Beograd, por atje është raportuar vetëm për dëme materiale.

Në Bosnje është raportuar se 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në Zagreb është raportuar për tetë persona të plagosur.

Pamje pas stuhisë në Zagreb (Foto Radio Europa e Lirë)

Në zonën e Samaçit, në veri të Bosnje – Hercegovinës, Shtabi i Situatave Emergjente e ka shpallur gjendjen e katastrofës natyrore, pasi era ka shkaktuar dëme të mëdha, ka raportuar Radiotelevizioni i Republikës Sërpska.

Në të njëjtën kohë, Aeroporti në Banja Llukë është mbyllur për qarkullim, pasi stuhia e ka dëmtuar çatinë e objektit.

Lajmi për stuhinë vjen teksa bota po përballet me temperatura ekstreme në ditët e fundit.

Temperatura mesatare globale e ka prekur një rekord të ri në javën e parë të korrikut.

Me temperatura të larta është përballur edhe rajoni i Ballkanit.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta për t’iu shmangur komplikimeve të mundshme shëndetësore.

Agjencia evropiane e Statistikave, EUROSTAT, ka vlerësuar se mbi 61.000 persona kanë vdekur në Evropë gjatë valës së nxehtësisë vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika