Kongresisti amerikan: Kosova të punojë drejt themelimit të Asociacionit – të ndalet dhuna në veri

Kongresisti amerikan Bill Keating ka thënë se Kosova duhet të avancojë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të ndalet dhuna në veri të Kosovës

Bill Keating, kongresmen nga shteti i Massachusetts, në Dhomën e Përfaqësuesve ka thënë se Kosova duhet të avancojë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij dhuna në kate komunat veriore të Kosovës duhet të përfundojë.

“Ne i kuptojmë ato shqetësime dhe se edhe me zgjedhje të lira, ka disa gjëra që ishin jashtë kontrollit të Kosovës, njerëzit bojkotuan. Por ne e bëmë të qartë se këto janë gjëra për të cilat Kosova është përkushtuar, sa i përket atyre komunave dhe komunitetit, dhe se ne duhet të vazhdojmë të punojmë në to. Por, para së gjithash, dhuna duhet të ndalet dhe kjo është diçka mbi të cilën të dyja palët kanë kontroll. Është një parakusht për të ecur përpara në të gjitha frontet e tjera. Kosova tha se do të bënte përparim drejt një komuniteti komunash, dhe kjo është diçka që Bashkimi Evropian dëshiron veçanërisht ta shohë”, ka thënë , kongresmen nga shteti i Massachusetts Bill Keating.

Më tej ai ka thënë se anëtarësim i vendeve të Ballkanit Perëndimor sa Bashkimi Evropian është çështje e BE-së në të cilën SHBA-ja nuk është e përfeshirë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë aq drejtpërdrejt të përfshira në procesin e anëtarësimit sa Bashkimi Evropian. Është mes Bashkimit dhe atyre vendeve. Por nëse ata ecin përpara drejt aksesit dhe angazhohen për disa gjëra, ata do të duhet ta përmbushin atë, nëse edhe Bashkimi Evropian ecën përpara”, ka përfunduar Keating.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika