Rexhaj i LVV-së për Arifin: Pozicionimi i tij i qartë u vërtetua sot, pasi asamblistët e Vuçiqit, Daçiqit e shpëtuan të mos rrëzohej

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj, e ka akuzuar kryetarin e Luginës së Preshevës, Shqipërim Arifin, për pozicionim të qartë kundër Qeverisë së Kosovës. Dy asamblistë, Branko Trajkoviq dhe Stefan Andjelkoviq, të partive të Vuçiqit dhe Daçiqit, sipas Rexhës, e kanë shpëtuar Arifin nga rrëzimi nga pozita e tij si kryetar i Preshevës

ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj, ka reaguar duke e akuzuar kryetarin e Luginës së Preshevës, Shqipërim Arifin, se “pozicionimi i tij është i qartë, edhe sot u vërtetua”.

Pasi sipas Rexhës “dy asamblistët, Branko Trajkoviq dhe Stefan Andjelkoviq, njëri nga partia e Vuçiqit e tjetri nga ajo e Daçiqit e shpëtuan sot Kryetarin e Preshevës që të mos rrëzohej nga pozita që ka”.

Më tej, Rexhaj i LVV-së e ka akuzuar Arfin duke thënë se ky i fundit është kundër Qeverisë së Kosovës.

“A ky i fundit vazhdon të flasi broçkulla gjithandej kundër Qeverisë së Kosovës e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka përfunduar Rexhaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika