Lekaj: Qeveria po injoron vlerat e UÇK-së

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria aktuale në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk është e interesuar për stabilitet politik

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka injoruar vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për takimin e AAK-së me shoqatat e dala nga lufta, Lekaj ka thënë se Qeveria aktuale në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk është e interesuar për stabilitet politik.

“Kur jemi te qeveria, mendoj që qeveria ka bërë jo mirë që i ka injoruar këto vlera, sidomos veteranët e luftës. Të injorohesh nga qeveria e vendit tënd, mendoj që duhet menduar mirë për kë punon kjo qeveri? Veteranët duhet të kenë vendin e merituar dhe përkrahjen e fuqishme nga secila qeveri. Ne asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar listën e fryrë të veteranëve mirëpo është një proces gjyqësor dhe nuk është qeveria ajo që mund ta largojë dikë por ëhstë vendim i gjykatës, duhet ta presim këtë vendim pastaj të mendohet se nëse dikush ka bërë shkelje e merr përgjegjësinë. Qeveria nuk është e interesuar të ketë stabilitet politik”.

“Qeveria po krijon kriza për të hequr vëmendjen nga mospuna”

Deputeti i AAK-së, theksoi se Qeveria po tenton që të shmang vëmendjen.

Është puro tentim i qeverisë për të shmangur vëmendjen, që asgjë nuk ka bërë për premtimet që i ka bërë dhe krijon kriza për të zhvendosur vëmendjen”.

Lekaj: Kjo qeveri e ka emrin “Afera Zdravo”

Teksa pyetet për audio-incizimin, ku dëgjohet duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, Lekaj të njëjtin e konsideron si “skandalin” më të madh.

Madje, ai e quan skandal më të madh sesa afera “Pronto”.

“Më i madh është skandali i Mimoza Kusarit sesa afera Pronto, sepse është munduar të frenojë një ligj me Listën Srpska dhe me njeriun e përndjekur nga organet kompetente. Afersa Zdravo është një emër që do të mbetet historikisht me njollë të zezë sa i përket veprimeve të VV-së sepse krejt gojën e kanë kuq e zi por po del që janë larg dhe i kanë mashtruar qytetarët vetëm sa për të qeverisur. Mendoj që jemi kthyer 20 vjet mbrapa”.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës po vonohet në vendimet e saj, dhe po i krijon krizat dhe pas tyre po merren vendime që nuk po shkojnë në favor të zgjidhjes së problemit.

Ndryshe, në këtë takim, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti sipas tij se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit, aleatëve ndërkombëtar dhe kategorive të dala nga lufta.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti sipas tij se u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit, aleatëve ndërkombëtar dhe kategorive të dala nga lufta.

Ai ka theksuar se është veteran i vërtetë, derisa sipas tij Kurti nuk është i tillë. Kritik ndaj Kurtit janë shprehur edhe organizatat e dala nga lufta, të cilët kanë thënë se kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës.

Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, që më pastaj të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme.

“Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, ka bërë një gabim të madh. Ka bë tradhti ndaj kësaj kategorie. Mos ta keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët. Ata që e kanë marrë besimin të punojnë. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet e tona. Deri në interpretim të Kushtetuese ne do të presim, edhe pse jemi preku keq është ther dinjiteti i secilit qytetarë”, ka thënë Jashari.

Në këte takim ndër të tjerë ishte edhe kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili përqafësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, i ftoi, të ngrisin zërin e tyre. Ai ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurtin, për situatën poltike të krijuar në vend.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika