Jashari: Me ardhjen e kësaj qeverie është atakuar lufta e UÇK-së

Xhavit Jashari nga OVL-UÇK, vlerëson se prej se ka ardhur në pushtet qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, e kanë atakuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Xhavit Jashari nga OVL-UÇK, vlerëson se prej se ka ardhur në pushtet qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, e kanë atakuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategoritë e dala nga lufta.

Kështu ka thënë kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini. Ku po diskutohet për pakënaqësitë e veteranëve.

“Prej se ka ardhur kjo qeveri, ky kryeministër, e kanë atakuar luftën e UK-së dhe kategoritë e dala nga lufta në një kohë dhe situatë q ë nuk është dashur të veprohet kështu kur kihet parasysh padrejtësitë që po bëhen tani edhe në Gjykatën Speciale, krerëve të UCK-së, dhe ky kryeministër i ka atakuar dhe shantazhuar po edhe këta të cilët sot gjenden atje padrejtësisht duke i quajtur kriminelë. Ju e dini që i është drejtuar ndërkombëtarëve duke u thënë ju i shihni ata.. këta janë kriminelë, pastaj shko Hashim, nuk mund të thuash shko Hashim kur ai ka qenë president…”.

Jashari ka theksuar se kjo qeveri po e shkel dinjitetin e një vlere të rëndësishme “pa të cilin vlerë sot nuk do ta kishim lirinë”.

Sipas tij, çdo ditë po shihet se mungon përmasa kombëtare.

“Kjo është demagogjia e radhës e kryeministrit Kurti, spekulon me listat q ëjanë të pavërteta kur thotë se numri është 60 mijë, kur kihet parasysh se janë veteranë luftëtarë, pjesëtarë dhe pjesëmarrës, dhe mendoj se këtu është dashur të merren edhe statistikat e sakta nga departamenti që është për familjet e dëshmorëve, invalidë dhe viktimave civile dhe të thuhet e vërteta e saktë”, ka thënë ai teksa e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti.

Ai potencon se qeveria aktuale o nuk e di o nuk do ta dijë rrugën se si është ardhur deri më sot.

“Megjithatë, rreth listave nuk është çështje e kryeministrit sepse kur kihet parasysh se një komision e ka kryer punën e tij që janë kompetent, organi kompetent është ai që e ka kryer këtë punë, janë komandantë të zonave me zingjirin komandues dhe nëse këta ia kanë dhënë mundësinë dikujt që të futet që nuk e meriton të jetë pjesë e këtyre kategorive ose ia kanë mohuar dikujt është organi tjetër që është duke u marrë. Në këto momente kur këto vlera atakohen nga një qeveri e vendit, mendoj se kjo qeveri nuk e din ose nuk do ta dijë rrugën se si kemi ardhur deri këtu”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika