Kurti bisedon me shefin e diplomacisë turke për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, siç ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, gjatë diskutimit ata kanë thënë se synojnë t’i avancojnë më tej marrëdhëniet ndërshtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Siç ka njoftuar, Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka uruar ministrin Fidan për rezultatet e zgjedhjeve dhe detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Turqisë.

Gjatë telefonatës ndërmjet tyre, është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

“U bisedua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me ç‘rast, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Po ashtu, siç thuhet në njoftim, ata kanë diskutuar edhe për zhvillimet aktuale me interes të përbashkët.

“Kryeministri i uroi suksese në detyrën e re Fidan dhe e ftoi për vizitë zyrtare në Kosovë. Turqia është vend mik e partner i Republikës së Kosovës e cila është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që vazhdimisht mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftim.

Ndër të tjera, gjatë bashkëbisedimit janë përmendur edhe dronët Bayraktar TB-2, për të cilët, kryeministri Kurti kishte njoftuar  janë blerë pikërisht nga Turqia.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika