Molliqaj i PSD-së për vendimin e MINT-it: Një Qeveri që i mbyllë mediat do errësirë dhe nënshtrim

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova ka thënë se "një Qeveri që i mbyllë mediat do errësirë dhe nënshtrim"

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova.

“Një Qeveri që i lufton mediat është e drejtuar kundër njerëzve. Një Qeveri që i mbyllë mediat do errësirë dhe nënshtrim.  Qeverisja bëhet regjim teksa ndjell heshtje dhe frikë. Ata që duan të na mbyllin na shohin si idiotë që mashtrohemi nga secila propagandë. Prandaj heshtje varri”, ka shkruar Molliqaj.

Sipas Molliqajt, Qeveria “po e zëvendëson” shkakun e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Armiku i jashtëm po zëvendësohet me armikun e brendshëm. Tash që po tërhiqet nga veriu, një armik na duhet. Sepse ndryshe, kushedi, zbresin njerëzit nga eteri e mozomakeq këtu poshtë mbreti është cullak”, ka thënë kreu i PSD-së.

Ai ka shtuar se ky vend i ka të afërta dhe të lidhura lirinë dhe luftën. “Liria nuk jepet, luftohet për të. Mësymja e Qeverisë është kërcënim me diktaturë”, ka shkruar ndër të tjerash Molliqaj.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Kështu, ky Komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika