Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen mes vendeve tona

Presidentja Vjosa Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë e cila luan një rol thelbësor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zvicrën për Ditën Kombëtare.

Ajo ka thënë se Zvicra është një përkrahëse e flaktë e popullit të Kosovës.

“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar Osmani.

Zvicra shënon Ditën Kombëtare më 1 gusht, kur u themelua Konfederata Zvicerane, e cila u festua për herë të parë në këtë datë në vitin 1891.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika