Nis patrullimi i përbashkët në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ka nisur patrullimi i përbashkët i policëve të Kosovës dhe të Shqipërisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, së bashku me Policinë e Shqipërisë, kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve, është vlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe të aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika