Patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, flet Sveçla

Ministri Sveçla folur lidhur me fillimin e patrullimit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me fillimin e patrullimit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë.

“Ky patrullim i përbashkët i policive tona i cili ka ardhur si nevojë nga përdorimi i shumtë i akseve tona rrugore nga qytetarët dhe mërgata, do të shërbejë për parandalimin e aksidenteve, sigurinë rrugore dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka apeluar te qytetarët dhe mërgimtarët të kenë kujdes maksimal në komunikacion.

“Apeloj të gjithë qytetarët tanë, mërgatën tonë që kanë ardhur të takojnë më të dashurit në vendlindjen e tyre, që të kenë kujdes maksimal në komunikacion. Çdo veprim i kujdesshëm shpëton jetë”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, së bashku me Policinë e Shqipërisë kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lexo dhe: Nis patrullimi i përbashkët në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika