Të paktën 14 të plagosur nga sulmi me thikë dhe përplasja me veturë në Korenë e Jugut

Të paktën 14 persona janë plagosur të enjten pasi një burrë e futi makinën e tij në këmbësorë dhe më pas sulmoi me thikë pranë një stacioni metroje në qytetin Seongnam, në jug të Seulit

Policët ekzaminojnë një skenë ku të paktën 14 persona u plagosën në Seongnam, Koreja e Jugut, më 3 gusht 2023.

Të paktën 12 persona janë plagosur në një sulm nga një burrë pranë kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

Nëntë persona u goditën me thikë në vend, ndërsa pesë të tjerë u plagosën pasi i dyshuari futi një makinë në vendkalimin e këmbësorëve përpara sulmit me thikë, ka thënë anëtari i qeverisë së provincës Gyeonggi, Lee Ki-in në një deklaratë në Facebook.

Incidenti ndodhi pranë një stacion metroje, në qytetin e udhëtarëve të Seongnam të enjten.

Një burrë rreth të 20-ave u arrestua në vendngjarje, por motivi është i paqartë, raporton BBC.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital me disa që thuhet se janë lënduar rëndë.

Mediat lokale e përshkruan sulmin si një “tërbim” dhe komisioneri i policisë kombëtare të vendit e përshkroi atë si një sulm “pa dallim”.

Incidenti vjen gati dy javë pas një goditjeje me thikë në Seul. Një person kishte mbetur i vrarë dhe tre të tjerë ishin plagosur.

Pavarësisht kësaj, incidentet e dhunshme janë relativisht të rralla në Korenë e Jugut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika