Shefi i BE-së në Kosovë takon Listën Serbe dhe Jabllanoviqin, i inkurajon për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit politikë të komunitetit serb në Kosovë, përfshirë Listën Serbe dhe kryetarin e Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me përfaqësuesit të Listës Serbe dhe kryetarin e Partisë Serbë të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq.

Në një shkrim në Tëiter ai bërë me dije se i ka inkurajuar të marrin pjesë të zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit.

“Bisedë e mirë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, Listën Serbe dhe, Aleksandër Jabllanoviq – rreth situatës aktuale në veri të Kosovës. Është e rëndësishme që zgjidhjet të kërkohem përmes Dialogut të Lehtësuar nga Bashkimi Evropian. I inkurajova që të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme kur ato të shpallen”, ka shkruar Szunyog.

Gjithashtu, ai është takuar me kryetari e Komunës së Zveçanit, Ilri Pecin.

“Jam takuar sot me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij provizore në fshatin Lipë. Diskutuam sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për shtensionimin në veri të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika