Shok-bomba vdekjeprurëse – Çka tjetër gjeti policia në një banesë në veri?

Policia e Kosovës ka realizuar gjatë ditës një aksion në një banesë në Mitrovicë të Veriut. Aty gjeti shumë gjësende ilegale, ndër to shok-bomba, mjete për kultivimin e drogës, e mjete për prodhimin e kriptovalutave

Shok-bomba të cilat mund të jenë vdekjeprurëse, e mjete për kultivimin e drogës.

Këto janë disa pajisje ilegale që gjeti Policia e Kosovës në një banesë në Mitrovicë të veriut, gjatë një bastisje të kryer të hënën.

Veton Elshani, zv.drejtor i Rajonit të Policisë në Veri ka theksuar se “Shok-bombat i keni parë ju… Ato përpos që shpërthejnë, nëse izolohen në atë formë që i kemi parë ne dhe ka gozhda përreth tyre, atëherë ato janë vdekjeprurëse. A mund të përdoren ato, a mund të jenë përdorur edhe në Zveçan apo diku tjetër, kjo mbetet të hetohet”.

Zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani, ka treguar se aty gjetën edhe shumë gjësende të tjera ilegale.

“Ka pasur një kontrollë bastisje e cila është zhvilluar aty. Me atë rast kemi gjetur makina anti-miner, këto që prodhojnë kriptovaluta, kartela grafike, ventilatorë të mëdhenjë, poça elektrikë, llampë elektrike, koka metali për llampa të cilat mund të shfrytëzohen për kultivimin e drogës, më saktësisht për rritjen e kanabisit po e zëmë, fishek 51 copë dhe shok-bomba të modifikuara me gozhda” ka theksuar Elshani.

Pas këtij aksioni, Elshani ka theksuar se do ta presin Prokurorinë për ta parë se si do ta kategorizojnë rastin.

E situata e sigurisë në veri, Elshani thotë se tash për tash është e qetë.

“Situata është e qetë për momentin, konsiderohet të jetë stabile, por është delikate. Sepse këto veprime të cilat ndërmerren, këto janë më shumë në bazë të veprimeve të ndryshme politike, apo urdhëresave që dikush mund t’i ketë nga dikush tjetër”, ka shtuar Elshani.

Policia e Kosovës tashmë ka ulur numrin e pjesëtarëve në veri të Kosovës për 50 përqind.

 

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika