Vazhdojnë vizitat për pensionistët mbi 80-vjeç dhe ata me probleme shëndetësore

Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët mbi 80-vjeç dhe për ata që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve.

Përmes një njoftimi në Facebook, Murati ka thënë se kjo praktikë është shtrirë në të gjitha komunat nga muaji korrik.

“Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve. Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komunat dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, ka shkruar ai.

Paraqitja e kërkesës, bëhet në formë elektronike, të paktën 7 ditë para datës kur do të duhej të paraqiteshin në departamentin e Pensioneve.

“E mundimshme”, pensionistët ankohen për lajmërimin çdo 6 muaj

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika