Pas vizitës së Kurtit, kryetari i Çairit dënohet për kundërvajtje

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, është gjobitur nga autoritetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) për shkak të kundërvajtjes gjatë pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair. Ganiu ka njoftuar për këtë gjobë në një paraqitje para mediave, ku ka treguar se ai është dënuar për shkak se gjatë pritjes së kryeministrit Kurti nuk është kënduar himni maqedonas dhe nuk janë paraqitur flamujt e Maqedonisë së Veriut

Visar Ganiu.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka njoftuar se është gjobitur për kundërvajtje nga autoritetet shtetërore në Republikën e Maqdonisë së Veriut (RMV), për shkak të organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair.

Ganiu në një paraqitje para mediave, pas deklaratës së tij në polici, tha se dënimet i ka marrë për shkak se gjatë pritjes së kryeministrit Albin Kurti nuk është kënduar himni maqedonas dhe kanë munguar flamujt e Maqedonisë së Veriut.

“Policia ka vendosur të më dënojë me dy dënime për kundërvajtje, për shkak të vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Çair. Nuk ka pasur arsye për këto dënime, pasi vizita të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, por shihet se kjo është me tendencë. Gjobat i kanë bërë pasi thirren në ligjin që parasheh këndimin e himnit të Maqedonisë dhe mungesën e flamurit maqedonas”, ka thënë Ganiu.

Ai tha se me vizitën e Kurtit në Çair dhe Tetovë janë marrë të gjithë krerët shtetërorë, ndërsa përmendi edhe deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Mund t’i shihni deklaratat e krerëve shtetëror, duke filluar nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sipas të cilit vitiza e Kurtit ishte private. Pastaj kryeministri Kovaçevski, presidenti Pendarovski, dhe presidenti i Serbisë, pra të gjithë kanë qenë në një vijë”, vijon ai.

Ndërsa i pyetur për iniciativën e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për zhbërjen e rrugës me emrin “Adem Demaçi”, tutje Ganiu tha se “të bëhet një gjë e tillë duhet të kenë shumicë të dyfishtë në Këshillin e Bashkisë së Shkupit, gjegjësisht edhe këshilltarët shqiptarë të votojnë “pro” asaj iniciative”.

Ndryshe, Ganiu është thirrur në polici vetëm 5 ditë pas koncertit në Tetovë, ku në mesin e pjesëmarrësve valvitej banderola Autoktonus.

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu u thirr pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij pas thirrjes nga autoritetet për atë që në opinion u quajt ikonografi e Shqipërisë së Madhe.

Kjo në opinionin maqedonas shkaktoi reagime të shumta, madje u cilësua si provokim i organizatorëve të pritjes së Kurtit, kreut të Tetovës Bilall Kasami dhe kreut të Çairit Visar Ganiu.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika