Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot (e mërkurë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot (e mërkurë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre. Kjo është seanca e radhës pas një pushimi trejavor të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.

Ky dëshmitar ka dëshmuar edhe ditën e djeshme, i cili duke e komentuar një deklaratë të UÇK-së, të cilën e paraqiti prokurori i ZPS-së, ka thënë se në zonë të Llapushnikut nuk kishin simpati për LDK-në dhe për Ibrahim Rugovën, duke theksuar se, sipas tij, për komandën e UCK-së, Rugova ka qenë pengesë.

Ndërkaq Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se ndaj klientit të tij po tentohet të fabrikohen dëshmitarë.

Ai e ka përmendur një intervistë në mediumin “Nacionale” ku Ndue Gjini thoshte se i është kërkuar të gjejë dëshmitarë katolikë për të dëshmuar kundër Thaçit.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Të fundit nga rubrika