14 të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

Në rrugën Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave, ku janë lënduar 14 persona. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën e 15 gushtit, rreth orës 20:00

Ilustrim

14 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Personat e përfshirë në rast kanë marrë lëndime trupore, duke u lënduar gjithsej 14, prej tyre 7 burra dhe 7 gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Tutje, në raport bëhet e ditur se personat e lënduar pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, vijon raporti i policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika