Krasniqi pret në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur për një takim të rëndësishëm të zhvilluar me ambasadorin Michael Davenport, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Gjatë këtij takimi, Krasniqi dhe Davenport kanë analizuar zhvillimet politike në Kosovë, por me një theks të veçantë te situata në pjesën veriore të vendit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

I pari i PDK-së ka bërë të ditur se së bashku me të kanë diskutuar “për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë situatën në pjesën veriore të vendit”.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se “për PDK-në, sikur gjithmonë, interesi nacional i vendit dhe e ardhmja e sigurt e qytetarëve tanë janë prioritet”.

“Ambasadorin Davenport e falënderova për vizitën dhe kontributin e tij të çmuar në Kosovë!”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika