Klinaku kërkon nga Shqipëria të mos e ekstradojë askënd në Gjykatën Speciale në Hagë

"Dritani paska nxjerrë 'sekretin' për ndonjë dëshmitar dhe me këtë po thuhet se qenka 'penguar' drejtësia! Por, ne e dimë se asaj Gjykate Superspeciale i dolën sheshit dosjet e tyre në mes të Prishtinës dhe për këtë megaskandal të saj u dënuan shokët tanë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj"

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisonin "Personale". 15.06.2022

Ushtruesi i detyrës i veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar nga Shqipëria që të mos ekstradojë askënd në Gjykatën Speciale në Hagë, duke përfshirë këtu edhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i arrestuar ditë më parë nga autoritetet e Shqipërisë me kërkesë të Speciales.

Sipas tij, institucionet e Kosovës janë të “gjora” përballë Speciales.

“Meqenëse Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gjora përballë gjykatës politike speciale në Hagë, është e rëndësishme që Shqipëria si shtet sovran të mos ekstradojë askënd, e me këtë rast as z.Dritan Goxhaj, sepse akuzat e kësaj gjykate janë kryekëputur politike.

Postimi i plotë i tij:

“Siç e kemi të njohur, Dritan Goxhaj ka dhënë intervista në gazeta e televizione të ndryshme dhe mund të ketë nxjerrë ndonjë emër që është dëshmitar aty, por bazuar në praktikën e asaj Gjykate, intervistat e tij do të ballafaqohen e përdoren kundër të akuzuarve në Hagë’.

Dritani paska nxjerrë ‘sekretin’ për ndonjë dëshmitar dhe me këtë po thuhet se qenka ‘penguar’ drejtësia! Por, ne e dimë se asaj Gjykate Superspeciale i dolën sheshit dosjet e tyre në mes të Prishtinës dhe për këtë megaskandal të saj u dënuan shokët tanë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Ne e dijmë po ashtu se zyrtarisht dhe në njoftimet e webfaqes së tyre, ata i kanë publikuar viktimat dhe me këtë edhe dëshmitarët”, ka shkruar Klinaku.

Më tej, Klinaku ka bërë pyetjen se “kush u hetua apo u dënua nga anëtarët e asaj pseudogjykate, e cila nxori sekretin e dokumenteve që ishin në administrimin e tyre?”,

“Në praktikat gjyqësore penaliteti zbatohet ndaj personit përgjegjës që ruan apo disponon dokumentet e cilësuara “sekret” dhe jo mbi të tjerët, të cilët në rrugë e forma të ndryshme mësojnë për sekretin”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika