Elisabeth Borne emërohet kryeministre e Francës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të hënën ka emëruar në detyrën e kryeministres, Elisabeth Borne. Ajo është bërë gruaja e parë pas 30 vjetësh që do të jetë në krye të Qeverisë

Elisabeth Borne

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar në detyrën e kryeministres, Elisabeth Borne.

Të hënën e 16 majit, ajo është bërë gruaja e parë pas 30 vjetësh që do të jetë në krye të Qeverisë.

Borne tashmë duhet ta formojë qeverinë. Deri tash, e vetmja grua në krye të një kabineti francez ishte Edith Cresson në maj të vitit 1991 deri në prill të vitit 1992, shkruan “Lemonde”.

Emërimi i saj ka ardhur pas dorëheqjes së ish-kryeminsitrit Jean Castex.

Presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministrja Elisabeth Borne

Ndërkaq, Borne ishte emëruar për herë ta parë si ministre e Transportit në vitin 2017, para se të bëhej ministre e tranzicionit ekologjik dhe gjithpërfshirës në vitin 2019.

Ndryshe, presidenti francez ka fituar mandatin e dytë, i cili, sipas të dhënave të para, thuhet se ka fituar 58.2 për qind të votave.

Kështu ka raportuar France 24, duke iu referuar rezutateve të Institutit të anketimeve, Ipsos, ku theksohet se Macron ka lënë pas rivalen e tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.

Sipas France 24, kjo e fundit ka arritur të sigurojë 41.8 për qind të votave të balotazhit, në zgjedhjet me daljen më të madhe të votuesve në pesëdhjetë vitet e fundit në Francë.

Macron kishte fituar mandatin e tij të parë në zgjedhjet presidenciale më 7 maj të vitit 2017

Mandati i presidentit të Francës është pesëvjeçar.

Emmanuel Macron rizgjidhet president i Francës

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika