AAK-ja kërkon hetim ndaj Kurtit: Dyshojmë se u shërben agjendave armiqësore

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar hetim të pavarur ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi, sipas saj, AAK-ja ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti u shërben agjendave armiqësore

Kryeministri, Albin Kurti

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar hetim të pavarur ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kjo për shkak se, sipas saj, AAK-ja ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti u shërben agjendave armiqësore.

Siç shkroi deputetja Kadrijaj në Facebook, hetimi duhet të iniciohet nga aleatët e Kosovës.

“Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të iniciojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave! A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?”, shkroi ajo.

Ajo ka kërkuar hetim, përgjegjësi dhe drejtësi.

“Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës. Hetim, përgjegjësi, drejtësi”.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika