Letër për Presidenten, Vjosa Osmani nga një i dënuar në Dubravë

Kërkohet nga Presidentja, Vjosa Osmani që t’i amnistojë të dënuarit ose zvogëlimin e llogaritjes së vuajtjes së dënimit brenda një viti vetëm 9 muaj sipas standardeve të BE-së. Këtë kërkes e ka bërë një i burgosur gjatë një interviste për RTV Dukagjini në emisionin ''N'Burg me Nitën''

Një i burgosur në burgjet e Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e vendit ,Vjosa Osmani që të gjithë të burgosurit të amnistohen.

Sipas këtij të fundit ka shumë të burgosur që kanë pritur 20-30 vjet, prandaj ka kërkuar që të ndërmerren masa ose të falen ose të zvogëlohet përllogaritja e vuajtjes se dënimit.

“Apeloj edhe kërkoj nga ju si presidente e shtetit të Kosovës, që të ndërmerrni masa për të gjithë të burgosurit në Republikën e Kosovës”, ka thënë i burgosuri që është duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.

Ai ka vazhduar të kërkojë, “amnisti të përgjithshme ose të zvogëlohet përllogaritja e vitit, të bëhet nga 12 muaj, në 9 muaj siç është në të gjithë Evropën”.

Ndërsa, ai ka ngritur shqetësimin për kushtet e këqija në të cilën janë të burgosurit edhe ka kërkuar që të rregullohet mënyra e komunikimit në burg pasi të burgosurit ju duhet që të komunikojnë me familjet e tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika