Shefqeti: Pushteti duhet t’i mbajë duart larg sistemit prokurorial e gjyqësor

"Por në secilën rrethanë pushteti legjislativ e ekzekutiv duhet t'i mbajnë duart larg sistemit prokurorial e gjyqësor", ka thënë avokati, Florim Shefqeti

Avokati, Florim Shefqeti

Pas zhvillimeve të fundit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) pati reagime të shumta si nga pushteti por edhe nga opozita e shoqëria civile.

Se si janë parë këto reagime në sistemin e drejtësisë, avokati, Florim Shefqeti ka thënë se nuk janë parimore, pasi sipas tij, më herët ka pasur deklarata nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nuk duhet të ketë ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Sipas tij, pushteti legjislativ e ekzekutiv duhet ti mbajë duart larg sistemit prokurorial e gjyqësor.

“Realisht ne i kemi përcjellur me vëmendje, këto reagime nuk janë parimore me deklaratat e kryeministrit Kurti çka ka proklamuar më herët lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, në parim të gjitha janë të pavarura, por në secilën rrethanë pushteti legjislativ e ekzekutiv duhet ti mbajnë duart larg sistemit prokurorial e gjyqësor”, ka thënë Shefqeti.

Ndryshe, më 18 gusht në bastisjet që ka realizuar Policia e Kosovës në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka arrestuar dy punonjës të këtij dikasteri.

Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Policia gjatë bastisjes në pronën dhe biznesin e Ridvan Muharremit, e ka arrestuar të njëjtin si njëri nga personat e dyshuar në këtë rast.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audioincizimeve nga gazeta “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë, edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika