Rita Ora paralajmëron këngën e re “Drinkin” në bashkëpunim me Dj Joel Corry

Këngëtarja me rrënjë shqiptare, Rita Ora pritet të publikoj projektin e saj muzikor më të ri në bashkëpunim me Dj e njohur, Joel Corry

Këngëtarja me rrënjë shqiptare, Rita Ora pritet të publikoj projektin e saj muzikor më të ri në bashkëpunim me Dj e njohur, Joel Corry, gjatë ditës së premte, me 25 gusht.

Këtë e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes një videoje të përbashkët të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqnin pjesë nga klipi dhe kënga e re “Drinkin’”.

“Drinkin’”, kënga jonë e re me Marc Kinchen është e disponueshme gjithkund këtë premte. Ta performoja për herë të parë atë javën e kaluar ishte kaq argëtuese, duke gumëzhitur për ju të gjithë që ta doni atë”, ka shkruar Rita në Instagram.

Vlen të theksohet se ky bashkëpunim vjen një muaj pasi Ritaa Ora publikoi albumin e tretë në karrierën e saj, “You & I”.

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, është përzgjedhur për të tretin vit radhazi si trajnere e “The Voice Australia”.

Ajo do të jetë në juri me Jessica Mauboy, Guy Sebastian dhe Jason Derulo, pas largimit të Keith Urban.

“Unë po vij. Më pëlqen të jem në Australi, njerëz jeni shumë argëtues. Mezi po pres t’i shoh talentët e këtij viti”, është shprehur 32-vjeçarja.

Shfaqja është rikthyer për sezonin e 12-të, gjersa edhe këtë vit do të ketë talentë të shumtë e surpriza për shikuesit.

“The Voice Australia” ka filluar më 6 gusht në Channel 7 dhe 7plus.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika