Era e tërhoqi tri kilometra larg bregut, shpëtohet në Ulqin 4-vjeçari nga Kosova

Një 4-vjeçar nga Kosova është shpëtuar të hënën në Ulqin pasi era e tërhoqi atë tri kilometra larg bregut teksa ndodhej në dyshek gome

FOTO: Vijesti

Të hënën një 4-vjeçar është shpëtuar në plazhin e madh në Ulqin.

Siç raporton mediumi malazez, Vijesti, roja detare në orën 09:35 ka marrë informacion se një erë e fortë nga lindja ka tërhequr një shtetas të Kosovës, 4-vjeçar, i cili ndodhej në dyshek gome.

Notarët kanë tentuar të notojnë te fëmija i rrezikuar, por rrymat e forta detare nuk i kanë lejuar në atë moment dhe dysheku është larguar nga bregu afërsisht tri kilometra drejt Ada Bojanës.

“Me përdorimin emergjent të skuterit special të shpëtimit, shpëtimtari për vetëm pak minuta arriti në pozicionin e fëmijës me dyshek dhe e evakuoi atë”, thuhej në njoftimin e rojës detare. “Operacioni i shpëtimit zgjati 15 minuta nga momenti i marrjes së thirrjes së shpëtimit dhe analizat e UPSUL-it për vendosjen e një skuteri special në plazhin e Velikës rezultuan të ishin masa e duhur, pasi dhjetëra notarë tashmë janë shpëtuar nga mbytja”, njofton UPSUL, transmeton Vijesti.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika