Berisha: Fatin e Kosovës e kemi zëvendësuar me çështjen e Kurtit dhe të konservatizmit fanatik

"Çështjen dhe fatin e Kosovës, si një temë thelbësore për kombin shqiptar për më shumë se një shekull, e kemi zevendësuar me çështjen e fatin e Albin Kurtit dhe të konservatizmit fanatik", ka thënë ish-diplomati, Anton Berisha

Ish-diplomati, Anton Berisha, ka thënë se fati i Kosovës tashmë është zëvendësuar me “çështjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të konservatizmit fanatik”.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se tash e më shumë se një shekull, nuk pyetet se çka është mirë apo keq për Kosovën, por si i bie “Kurtit dhe ideologjisë së tij”.

“Çështjen dhe fatin e Kosovës, si një temë thelbësore për kombin shqiptar për më shumë se një shekull, e kemi zevendësuar me çështjen e fatin e Albin Kurtit dhe të konservatizmit fanatik. Tash, nuk pyetet se çka i bie mirë a keq Kosovës e si vetë perspektiva e saj por si i bie Kurtit dhe ideologjisë së tij”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, jo vetëm përkrahësit e tij, por edhe politikanë të profilit të lartë në vend që të  “japin alternativë për shtetin e kombin duke pasur referencë Kurtin”.

“Për fat të keq, jo vetëm përkrahësit e tij, por edhe politikanë të profilit të lartë në vend që të japin ide duke pasur parasysh shtetin e kombin japin alternativë duke pasur referencë Kurtin, e me kopjim te diskursit te tij, të fjalëve e rrugëve të bukura e të reja që në përmbajtje janë të njëjta me të – boshe”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika